A po i shpenzon qeveria paratë për asfalt dhe po i lë anash prioritetet e tjera? (Foto/Video)

  • 21 May 2018 - 10:36
A po i shpenzon qeveria paratë për asfalt dhe po i lë anash prioritetet e tjera? (Foto/Video)

Të anketuarit theksojnë se duhet të investohet më shumë në arsim, shëndetësi, por edhe në krijimin kushteve për investitorët më punësimin e të rinjve sepse asfalti nuk duhet gjë kur ik rinia.

 

 

Image

Metush Zogian mendon se është mirë edhe investimi në asfalt por, jo aq shumë. “Vendi ka nevojë për investime për krijimin vendeve të rija të punës, pasi të rinjtë po ikin. Çfarë na duhet pastaj asfalti kur nuk kemi rininë?”

 

Image

Valon Kerolli shprehet se shteti duhet të krijojë kushte për investitorët privat. “Nuk jam i kënaqur me atë që është bërë deri më tani”.

Image

Qamil Azemi thotë se duhet të investohet edhe në asfalt por gjithë gjithë këto të holla.” Mendoj se duhet të investohet më shumë në arsim, shëndetësi, por edhe në krijimin kushteve për investitorët më punësimin e të rinjve”.

Image

Labinot Pinolli mendon se përveç asfaltit shteti duhet të investojë edhe në fusha tjera, sidomos, në shëndetësi. “Megjithëse mirë është që të kemi rrugë, por fakti është se neve një kilometër rrugë na ka kashtuar më së shumti në Evropë”.

(Kosova Sot)