Politika fajtore për mos liberalizim të vizave? (Foto/Video)

  • 22 May 2018 - 11:19
Politika fajtore për mos liberalizim të vizave? (Foto/Video)

Shumica e të anketuarve thonë se anë rast të mosliberalizimit të vizave fajtore është  klasa politike por një pjesë të fajit e ka edhe lidershipi i BE-së që bënë lojëra me Kosovën

Meriman Braha thotë se klasa politike ka pjesën e vet të pëgjegjësisë. “ Por këtu është lojë më e thelle e ndërkombëtarëve dhe interesave dhe konfiguracionit gjeopolitik. Pra është loja e Karrotës dhe shkopit se për liberalizim vizash vendosë Evropa e jo neve”.

Image

 

 

Fahredin Hashani shprehet se neve i kemi votuar që të na qojnë përpara e jo të jemi kështu si jemi. “E tëra barra e përgjegjësisë bien mbi politikanët e jo mbi popullatën. Nëse nuk ka liberalizim do të jemi pikë e zezë në Ballkan”.

Image

 

 

Ismajl Hamiti thotë se nëse së shpejti brenda 7-8 muajve nuk ka liberalizim vizash fajtore do të jetë klasa politike. “Veç demarkacionit ata nuk bënë gjë ngase nuk e filluan luftën ndaj krimit e korrupsionit”.

Image

 

 

Qazim Jashanica konstaton se pa asnjë dyshim se nëse nuk ndodhë liberalizimi i vizave fajtore është klasa politike sepse nuk po luftojnë krimin korrupsionin dhe të keqen. “Pra faji është tek politikanët tanë”.

Image

 

(Kosova Sot)