Hidhen nga avioni, nuk u hapen parashutat, vdesin (Video)

  • 22 May 2018 - 13:57
Hidhen nga avioni, nuk u hapen parashutat, vdesin (Video)

Dy parashutistë rusë kanë humbur jetën pasi gjatë hedhjes atyre nuk ju është hapur parashuta. Ngjarja është filmuar nga një kamerë e vendosur në kaskën e një parashutisti tjetër.

Rushan Sibgatullin, 34-vjeç dhe Oleg Schelkanov, 48 vjeç, po merrnin pjesë në një hedhje rutinë me parashutë së bashku me miqtë në Tatarstan të Rusisë.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur shtatë meshkuj kërcejnë nga avioni që po fluturonte në 1,600 metra lartësi.

Njëri prej tyre kishte vendosur kamerë në kaskë, filmoji momentin kur shokëve të tij nuk u hapet parashuta dhe rrëzohen për vdekje.

(Kosova Sot)