Turizmi politik u kushton shtrenjtë taksapaguesve kosovarë (Video)

  • 25 May 2018 - 10:18
Turizmi politik u kushton shtrenjtë taksapaguesve kosovarë (Video)

Institucionet janë bërë si agjenci turistike

SHPËRDORIMI I POZITËS ZYRTARE DHE BUXHETIT TË SHTETIT

"Është për keqardhje që ky mentalitet i zyrtarëve nga një qeveri te tjera nuk po ndryshon fare, sepse shteti është i kapur tërësisht nga plaçkitës klasikë, ngase në vizitat jashtë vendit ata po marrin me vete burra, gra, fëmijë, por edhe mundësisht po përpiqen të sigurojnë fatura për të justifikuar shpenzimet enorme që nuk i kanë bërë, me taksat e qytetarëve tanë të varfër, ku këto takime janë thuajse zero me produkt politik për vendin, ngase asgjë nuk po i sjellin vendit për integrim apo zhvillim", potencoi Ali Hertica për "Kosova Sot

Bazuar në vlerësimet e analistëve politikë, deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve tanë, institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi, janë bërë një lloj i agjencie e organizimit të vizitave turistike nëpër botë, për të cilat merren mëditje të mëdha dhe nuk po prodhohet asnjë efekt pozitiv për vendin. Sipas njohësve të rrethanave politike, vlerësohet se rezultatet e këtyre takimeve janë më pak se zero dhe nuk janë asgjë më shumë sesa një zhvatje e buxhetit të qytetarëve për shëtitje për qejfe dhe interesa personale të politikanëve tanë të dështuar të pasluftës. Analisti politik Arsim Haziri tha për "Kosova Sot" se kjo qeverisje më shumë është improvizuese sesa që njëmend mund të thirret në vlera."Logjikën që e kanë instaluar dhe që në vazhdimësi po e shtyjnë më tej është ajo e klientelizmit dhe pikërisht kjo mendësi ka arritur ta braktisë publiken. Tashmë kur kemi parasysh këtë metodologji të veprimit, atëherë vihet në shprehje shpërdorimi i buxhetit publik", u shpreh ai.

Vizitat politike, shëtitje private

Sipas Hazirit, kjo qeverisje gjithçka mund të jetë, mirëpo jo edhe në shërbim të qytetarëve. "Definicioni rreth kësaj trupe ekzekutive është për klientelizmin dhe ambiciet e tyre dhe përderisa është brenda këtij qëllimi s'mund të përfaqësojnë dhe të kultivojnë vlerat fondamentale, qështetet perëndimore i kanë si orientime kategorike", shpjegon më tutje ai."Vizitat e liderëve apo funksionarëve më shumë shihen në karakterin privat sesa të asaj çfarë përfaqë- sojnë", theksoi Haziri. Edhe analisti politik Ali Hertica për "Kosova Sot" tha se vizitat jashtë vendit të zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës janë një shoping dhe fatura për të justifikuar shpenzimet kinse janë duke punuar për shtetin dhe shumica e tyre bëhen me qëllim të marrjes së mëditjeve të majme, që janë duke prodhuar efekte negative për buxhetin dhe taksën e qytetarit dhe vendit."Institucionet e shtetit thuajse e kanë ndërruar rolin dhe janë shndërruar në agjenci turistike", u shpreh ai. "Është për keqardhje që ky mentalitet i zyrtarëve nga një qeveri te tjera nuk po ndryshon fare, sepse shteti është i kapur tërësisht nga plaçkitës klasikë, ngase në vizitat jashtë vendit ata po marrin me vete burra, gra, fëmijë, por edhe mundë- sisht po përpiqen që të sigurojnë fatura për të justifikuar shpenzimet enorme që nuk i kanë bërë, me taksat e qytetarëve tanë të varfër ku këto takime janë thuajse zero me produkt politik për vendin, ngase asgjë nuk po i sjellin vendit për integrim apo zhvillim", potencoi Hertica.

Abuzimi me faturat

Analisti Ali Hertica vlerëson se zyrtarët të gjitha faturat përpiqen që t'i gjejnë nga hotelet ku nuk kanë qëndruar asnjë natë."Taksat e Qeverisë dhe Kuvendit vilen dhe kështu veprohet vetëm që të kenë një mbulesë në letër për të gjitha shpenzimet. Kjo ngase me ambasadorët e vendeve ku shkojnë mund të takohen vetëm rastësisht nëpër bare, apo rrugë, sepse askush nuk i lajmëron. Komunikimi i tyre me nikoqirët është baras me zero dhe bashkëpunimi i dobët", vijoi më tej ai."Një pjesëe tyre e zëvendësojnë me shoping, klube luksoze, dreka e darka nëpër vende të paditura", ka thënë Hertica. Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Ali Lajçi, tha për "Kosova Sot" se mosracionalizimi buxhetor që nuk ishin efektive në dialog kanë bërë që më shumë t'i bëhet dëme Kosovës në buxhet sesa që kemi përfituar. "Ani pse jemi të njohur ndërkombëtarisht dhe prej shteteve më të mëdha, çfarë ndodhi që këta pushtetarë tanë udhëtuan në Bruksel e kudo tjetër dhe efekti i tërë këtyre udhëtimeve ka dalë me një fusnotë që është antikushtetuese .Dhe, jo vetëm që kanë dështuar dhe kanë treguar mossuksese edhe në Bruksel, ngase nuk janë gjetur module që e zgjedhin problemin", u shpreh Lajçi.

Qytetarët të pakënaqur me qeverinë abuzive

Qytetarët e vendit janë të pakënaqur me epilogun e udhëtimeve të pushtetarëve tanë jashtë vendit. Ata thonë se institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi, janë bërë një agjenci e organizimit të vizitave turistike nëpër botë, për të cilat merret mëditje dhe nuk po prodhohet asnjë efekt pozitiv për vendin. Sipas tyre, rezultatet e këtyre takimeve janë zero dhe nuk janë asgjë më shumë sesa zhvatje e buxhetit të qytetarëve për shëtitje për qejfe e interesa personale të politikanëve tanë të dështuar e të padobishëm. Qytetari Ismajl Goli, për gazetën "Kosova Sot", tha se efektet dhe produktiviteti i këtyre udhëtimeve të zyrtarëve tanë po shihet qartë se nuk ka lëvizur asgjë në të mirë të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë. "Gjatë këtyre vizitave në shtetet perëndimore ata zakonisht shkojnë për mëditje dhe për poenë partiakë të politikës ditore", vlerësoi ai."Duhet bërë një bilanc i këtyre vizitave jashtë vendit dhe duhet bërë një bilanc të këtyre vizitave, por edhe duhet shikuar një strategji tjetër. Pra, si rezultat i këtyre vizitave të pushtetarëve tanë sot e kemi fusnotën, Zajednicën, Demarkacionin", theksoi ai. Qytetari Jakup Hasani nga Podujeva, për "Kosova Sot" tha se vizitat e liderëve në Perëndim ishin sipas dëshirës së tyre dhe me shpenzime të tepërta dhe marramendëse nëpër hotelet më luksoze, por edhe pa asnjë nevojë."Vizitat nevojiten, por duhet pasur plan dhe program të arsyeshëm se me kë po bisedojnë. Po e bëjnë këtë ngase pushtetarët tanë kanë mëditje të mira, buxhet të mirë dhe ky është rezultati i këtyre udhëtimeve. Prandaj, sot e kemi fusnotën, Asociacionin dhe Demarkacionin. Sa për këta politikanë, ne do të kapitullonim sikur mos të ishin amerikanët", vlerësoi ai."Kjo mënyrë e pakontrolluar e udhëtimit duhet ndryshuar se duhet bërë plan dhe program se me kë të bisedojnë dhe çka", u shpreh Hasani. Sipas tij, duhet që të ketë llogaridhënie për mjetet e shpenzuara kot së koti, pa asnjë rezultat pozitiv për vendin. 

(Kosova Sot)