Qytetarët aspak të kënaqur me punën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (Foto/Video)

  • 11 June 2018 - 11:00
Qytetarët aspak të kënaqur me punën  e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (Foto/Video)

Qytetari  Avdush Gashi thotë se  paj, me një 10 %, sepse, së pari nuk po kryejnë punë e tyre, arsimi, shëndetësia, nuk janë si duhet. Alternativa nuk ka, pasi të gjithë janë të njëjtë, mendoj se duhet të kemi më pak pari, pasi jemi një popull i vogël me shumë parti .

Image

 

Sali Kuliqi thotë se  aspak nuk jam i kënaqur me ta, pasi sipas të gjithë gjasave ata që gjenden në Parlament nuk e meritojnë të jenë aty. Të gjithë. Fajtorë jemi edhe ne populli, pasi duhet të jemi më të vetëdijshëm se kënd e votojmë.

Image

 

 Shaqip Maxhuni shprehet se populli i ka zgjedhur me vota, kemi menduar se ata do të punojnë dhe do të kemi prosperitet me ta, por për momentin nga të gjithë ata që janë aty, rrinë 30- 40, nuk janë të rregullt në punën e tyre. Kanë të ardhura shumë të larta, në krahasim me qytetarët, nuk janë duke punuar për interesa të qytetarëve, ata është dashur të jenë shembull, e jo siç po bëjnë me ato gjestet e tyre.

Image

 

 Avni Brahimi thotë se për momentin, diçka nuk janë duke punuar mirë, besoj se duhet të punojnë më shumë për shtetin dhe qytetarët, e jo siç po shohim më shumë punojnë për vete.

Image

(Kosova Sot)