Devollët mashtrojnë qytetarët dhe SHTETIN, PROKURORIA I AMNISTON (Video)

  • 12 June 2018 - 10:18
Devollët mashtrojnë qytetarët dhe SHTETIN, PROKURORIA I AMNISTON (Video)

Kelmendi: Shkëlqim Devolli nuk hetohet as në Shqipëri dhe as në Kosovë nga fakti se në të dyja vendet ka arritur të depërtojë lidhja e tyre kriminale! 

"Ne habitemi pse Prokuroria Speciale ende nuk po ngre aktakuzë kundër Shkëlqim Devollit, me mashtrimin që e ka bërë me importin nga Serbia të qindra mijëra tonelatave grurë kancerogjen dedikuar për kafshë, e ai ua ka shitur qytetarëve në Kosovë e në Shqipëri për miell human për bukë? Dihet, madje është raportuar se Shkëlqim Devolli u është shmangur detyrimeve doganore dhe duke e bluar grurin në fabrikën e vet "M & Sillosi" dhe për ta shitur në treg. Për këtë Devolli i ka mashtruar shtetin dhe qytetarët e saj, duke importuar ushqim për kafshë si krunde e bizele dhe mbeturina të tjera nga Serbia dhe të njëjtat i ka shitur për miell në Kosovë e në Shqipëri!", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

E dhe pse në mediet e Shqipërisë është raportuar sërish për përsëritjen e skandalit të tregtimittë miellit me kualitet të dobët, të prodhuar nga gruri për kafshë nga kompania Devolli, miell i cili tregtohet pa asnjë pengesë edhe në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës,sipas analistëve, akoma nuk po ngre aktakuzë 'ex- oficio' kundër Shkëlqim Devollit për mashtrimin që e ka bërë me importimin nga Serbia të qindra mijëra tonelatave grurë kancerogjen, dedikuar për kafshë, dhe ua kishte shitur qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri për miell human për bukë. Një konstatim i tillë ishte bërë edhe në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Bujqësi, e që hulumtimi dhe hetimi kishte treguar se Shkëlqim Devolli kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën e vet "M Sillosi" për ta shitur në treg. Sipas gjetjeve të Doganave, 'Devolli Corporation' e ka dëmtuar shtetin në vlerë vetëm prej 489.762, 41 euro dhe policia e prokuroria nuk kanë hapur asnjë rast deri më sot për vepër penale! Analistët thonë seShkëlqim Devolli ka mashtruar shtetin dhe qytetarët duke importuar ushqim për kafshë si krunde, bizele, e mbeturina të grurit nga Serbia dhe të njëjtat i ka shitur për miell në Kosovë e Shqipëri! Këtë mashtrim,sipas tyre, ai e ka bërë duke e deklaruar ushqim për kafshë, e në këtë mënyrë malli i importuar nuk i nënshtrohet doganës për shkak se "gruri është i thyer dhe përdoret vetëm për kafshë".

Prokuroria në gjumë

Gazetari i ka dërguar përsëri pyetje Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale, duke u interesuar se çfarë ka bërë dhe po bën Prokuroria pas më shumë se 2 vitesh nga gjetjet e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj importit të dhjetëra mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, e i cili u përdor si ushqim për njerëz në sofrat e qytetarëve në Kosovë e Shqipëri, pornuk ka marrë përgjigje. Pra, deri më tani, sipas analistëve, ky skandal, edhe pas gjetjeve nga ana e këtij komisioni, ka mbetur pa u ndëshkuar. Kjo sasi e grurit të dyshimtë,sipas analistëve, është importuar nga Serbia armiqësore ndaj Republikës së Kosovës, përmes kompanisë "M & Sillosi", që është pjesë e "Devolli Corporation" dhe ka hyrë në vend gjatë viteve 2014-2015 dhe 2016, i cili grurë i mykur u është shitur për miell kosovarëve, duke ua dëmtuar shëndetin atyre. Analistët dhe qytetarët, pyesin se deri kur Prokuroria Speciale do të mbyllë sytë para krimit të organizuar, përfshirë edhe skandalin me krunde që shitet për miell nga Shkëlqim Devolli, ku ai vazhdimisht po u shet qytetarëve në Kosovë krunde për kafshë, e në realitet ai rrejshëm mashtron duke deklaruar 'miell për bukë' me emërtimet DELLINO, FINESA, SOFRA! Analistët thonë se "përgjegjësia bie edhe në Kuvendin e Kosovës, komisionin përkatës, i cili nuk po kërkonraport kthyes nga Prokuroria e Shtetit se çfarë po ndodh me të gjeturat e tyre". Kjo gjendje mosveprimi bën të pyesin edhe analistët edhe qytetarët se deri kur deputetët e Kuvendit të Kosovës do të heshtin për rrezikun e madh që po u kanoset shëndetit të qytetarëve, duke iu shitur krunde të kafshëve për miell, por edhe për mashtrimin dhe evazionin fiskal me krunde për kafshë, duke mashtruar me tarifa doganore për t'u ikur tatimeve; deri kur Shkëlqim Devolli do të jetë mbi ligjin, duke helmuar dhe duke mashtruar qytetarët në Kosovë, por edhe në Shqipëri? Sikur që dihet, në Raportin e Komisionit për Bujqësi, të cilin e pati hartuar komisioni i mandatit të kaluar, Grupi punues, i kryesuar nga deputeti Adem Salihaj, për hulumtimin e grurit për kafshë, të importuar nga Serbia, ishte konstatuar se vetëm brenda një viti kanë qenë importuar 10 mijë tonë grurë për kafshë nga Serbia, vetëm nga "M &Sillosi",i cili në tërësi është bërëmiell. Gazetari u ka dërguar pyetje komisionit aktual, kryetarit dhe deputetëve që përbëjnë këtë komision, por nuk kanë kthyer përgjigje. Burime të gazetarit, në kushte anonimiteti, kanë treguar se që në mandatin e kaluar prokuroria e ka marrë raportin e komisionit me gjetjet përkatëse dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të. "Prokuroria e ka marrë Raportin e Komisionit, por nuka ndërmarrë asnjë veprim ligjor. Sikur që dihet, po pas këtij raporti, edhe Isa Mustafa e pati vizituar 'M & Sillosin' dhe i pati dhënë mbështetje, në vend që të ndërmerrte masa si kryeministër ndaj AVUK-ut dhe 'M & Sillosit'", tha burimi i gazetës.

KELMENDI: DEVOLLI ME MIELLIN E TRANSPORTUAR NGA SERBIA PËR NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË KA KRYER VEPËR PENALE TË RREZIKIMIT TË SIGURISË SË PËRGJITHSHME DHE TË JETËS SË QYTETARËVE!

Prof.i së drejtës,Muhamet Kelmendi,thotë se Shkëlqim Devolli dhe kompania 'Devolli' nuk hetohen as në Shqipëri dhe as në Kosovë nga fakti se në të dyja vendet ka arritur të depërtojë lidhja e tyre kriminale,edhe në organet e pushtetit."Në Shqipëri nëpërmjet Klan Kosovës dhe klanit 'Pronto' dhe në Kosovë gjithashtu në mënyrën e tillë të kapjes së pushtetit.Sa do të zgjatë kjo është vështirë të dihet,sepse kjo varet kryesisht nga suksesi apo mossuksesi i pushtetit aktual.Thjesht varet nga dy individë. Në Kosovë nga Hashim Thaçi dhe klani i tij,ndërsa në Shqipëri nga pushteti aktual që është vendosur atje.Këto dy qendra i kanë nën sundim policinë,prokurorinë dhe gjykatat,prandaj edhe nuk hetohen nga prokuroria.Baza e rrezikshmërisë për vepër penale ekziston.Devolli me miellin e transportuar nga Serbia për në Shqipëri dhe në Kosovë ka kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë së përgjithshme dhe të jetës së qytetarëve.Kjo,në njërën anë dhe në anën tjetër kemi vepër të ndaluar të transportimit të sendeve të rrezikshme,pa leje dhe në kundërshtim me normat në fuqi.Pra,vepra ekziston.Por,që të kapet ky duhet të kapen pronarët e tij.Këtu është edhe baza e mosndjekjes penale të kompanisë Devolli",theksoi Kelmendi për "Kosova Sot".

GURAZIU:SHKËLQIM DEVOLLI KA MASHTRUAR SHTETIN DHE QYTETARËT!

Sipas analistit Ragip Guraziu, mos-veprimi lidhur më këtë skandal nga ana e prokurorisë lë të kuptohet se edhe ky institucion i është nënshtruar dhe është kapur nga ana e këtij biznesi kriminal."Është alarmante ajo që ka ndodhur dhe ka gjasa që po vazhdon të ndodhë akoma, ku Shkëlqim Devolli, me importimin e ushqimit për kafshë (krunde), u sjellë qytetarëve në vend të miellit. Është akoma më shqetësuese kur kihet parasysh se si është e mundur që Prokuroria Speciale e Kosovës nuk po ngre aktakuze 'ex-oficio' kundër Shkëlqim Devollit me mashtrimin që e ka bërë me importimin nga Serbia të qindra- mijëra tonelatave grurë kancerogjenë dedikuar për kafshë dhe ua kishte shitur qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri për miell human për bukë.Tani akoma del një pyetje që duhet të marrë edhe përgjigje të qartë institucionale, përgjigje dhe gjykim nga drejtësia, se si e ka pasur mundësinë, si është lejuar Shkëlqim Devolli që kishte shmangur detyrimet doganore, duke e bluar grurin në fabrikën e vet "M&Sillosi" për ta shitur në treg", u shpreh Guraziu."Tanimë nuk është sekret, ka qenë lajm zyrtar ku sipas gjetjeve të doganave "Devolli Corporation" e ka dëmtuar shtetin në vlerë vetëm prej 489.762, 41 euro dhe policia e prokuroria nuk kanë hapur asnjë rast deri më sot për vepër penale. Kjo sjellje injorante është akoma papërgjegjësi edhe më e madhe, sepse Shkëlqim Devolli ka mashtruar shtetin dhe qytetarët duke importuar ushqim për kafshë si krunde, bizele, e mbeturina të grurit nga Serbia dhe të njëjtat i ka shitur për miell në Kosovë e në Shqipëri. Këtë mashtrim ai e ka bërë duke e deklaruar ushqim për kafshë, e në këtë mënyrë malli i importuar nuk i nënshtrohet doganës për shkak se "gruri është i thyer dhe përdoret vetëm për kafshë", potencoi ai. "Edhe njëherë dua ta shtroj këtë pyetje: çfarë ka bërë dhe po bën Prokuroria pas më shumë se 2 vitesh nga gjetjet e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj importit të dhjetëra-mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, e i cili u përdor si ushqim për njerëz në sofrat e qytetarëve në Kosovë e në Shqipëri?... Pse ky skandal, edhe pas gjetjeve nga ana e këtij komisioni, ka mbetur pa u ndëshkuar. Askush tani nuk mund ta mohojë faktin evident që kjo sasi e grurit të dyshimtë është importuar nga Serbia armiqësore ndaj Republikës së Kosovës, përmes kompanisë "M &Sillosi", që është pjesë e "Devolli Corporation" dhe ka hyrë në vend gjatë viteve 2014-2015 dhe 2016 dhe i cili grurë i mykur u është shitur për miell kosovarëve, duke ua dëmtuar shëndetin atyre. Edhe qytetari më i thjeshtë ka të drejtë të pyes se deri kur Prokuroria Speciale do të mbyllë sytë para krimit të organizuar, përfshirë edhe skandalin me krunde që shitet për miell nga Shkëlqim Devolli, ku ai vazhdimisht po u shet qytetarëve në Kosovë krunde për kafshë, e në realitet ai rrejshëm mashtron duke deklaruar 'miell për bukë' me emërtimet DELLINO, FINESA, SOFRA", vlerësoi Guraziu. "Gjithsesi përgjegjësia këtu bie edhe mbi deputetët që po heshtin për rrezikun e madh që po i kanoset shëndetit të qytetarëve, duke iu shitur krunde të kafshëve për miell, por edhe për mashtrimin dhe evazionin fiskal me krunde për kafshë, duke mashtruar me tarifa doganore për t'u ikur tatimeve nga Shkëlqim Devolli që vazhdon të jetë mbi ligjin, duke helmuar dhe duke mashtruar qytetarët në Kosovë, por edhe në Shqipëri", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

BADALLAJ: NË KOSOVË VEPRON BANDA MË E RREZIKSHME SERBIANE DHE ANTISHQIPTARE,QË ËSHTË BANDA DEVOLLI

Këtë heshtje të dyanshme edhe të Prokurorisë së Shtetit, por edhe të deputetëve të Kuvendit, e dënon edhe analisti politik Reshat Badallaj, sipas të cilit nga kjo lidhje mafioze po e pësojnë qytetarët. "Populli i Kosovës duhet ditur njëherë e përgjithmonë se shteti i Kosovës është i kapur nga banditët dhe bandat më të rrezikshme në Ballkan.Mjerisht dhe pameritueshëm Kosova, edhe pse doli nga lufta e përgjakshme, ra në dorën e mafio-oligarkëve të kanaleve të errëta të nëntokës kriminale, ku vlon krimi në errësirë dhe në pikë të ditës", u shpreh ai.Sipas tij në Kosovë vepron banda më e rrezikshme serbiane dhe antishqiptare, por me direktiva të përpikta të kriminelëve serbë për të shkatërruar ekonominë e Kosovës dhe vendin në përgjithësi që është banda Devolli."A nuk është vepër penale që krunde qensh e derrash t´i shiten popullatës me simptome kancerogjene, a nuk është vepër penale kur i ikën tatimeve të shtetit, duke e dëmtuar rëndë buxhetin e vendit dhe pasurohet me thasë kjo bandë dhe buxheti serb? Në fund të fundit, u dënua kinse nga doganat, por u vërtetua se kjo bandë ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milioni, po them vetëm atë që flitet zyrtarisht se vetëm një Zot e di të vërtetën kur ka futur qindra mijëra tonë pa u kontrolluar, e ndoshta ka pasur edhe drogë, kush e di!?", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

Krundet e kafshëve në tryezat e shqiptarëve Analisti politik Ali Hertica thotë se nga këndvështrimi i tij e sheh si shumë joserioz mosveprimin e Prokurorisë së Shtetit në raport me hetimet dhe të gjeturat e Komisionit parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e gurit, i cili importohet dhe prodhohet në Kosovë, hetim i bërë në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës, nga i cili hetim deputetët kanë faktuar se korporata më emadhe në vend, 'Devolli', në tryezat tona deri më tash ka servuar miell që në vend, përmes doganave, ka hyrë si grurë për kafshë. Një veprim i tillë dyshohet se po ndodh edhe tani derisa ditë më parë ishte alarmuar në Shqipërinë fqinje."Deri më tani është raportuar për këtë 'krim' që po ua shkakton qytetarëve tanë, kjo korporatë e cila ka arritur ta kapë çdo pushtet, parti dhe grup të madh interesi në vend. Por tashmë, për rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar edhe ish-anëtarët e këtij komisioni dhe as një gjykatë nuk është marrë me këtë çështje, sepse me gjasë as Prokuroria Themelore, as ajo e Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka ngre padi në këtë drejtim", theksoi ai."Sipas hulumtimit thuhet se në Kosovë deri më tash është importuar grurë për kafshë, i cili më pas është përpunuar dhe shndërruar në miell për njerëz. Pra, opinion kosovar e di që komisioni ka formuar një grup punues në përbërjen e kaluar të Kuvendit të Kosovës, i cili ka kryer hulumtime të gjata dhe ka vizituar edhe Doganat e Kosovës, institutin bujqësorë në Pejë, etj., dhe disa ndërmarrje private dhe kompani importuese, siç është 'M & Sillosi' në Xerxë dhe ka ardhur në përfundim se është importuar edhe grurë për kafshë, i cili ka fakte se është përpunuar dhe shndërruar në miell, pra ushqim për njerëz", vijoi më tej Hertica.

Politika, fajtore për heshtjen

Analisti politik Shefik Shkodra thotë se Devollët janë të njohur për shumë afera. Rastin më serioz e sheh dallaveren me miellin, por sipas tij barra e përgjegjësisë për këtë krim bie jo vetëm mbi pozitën, që qeveris vendin, por edhe mbi opozitën dhe sistemin e drejtësisë."Po kjo e miellit ishte dhe është një prej krimeve më të rënda. Është krim i dyfishtë. Është krim gjithëkombëtar. Devolli deshi t'ua 'humbë farën' krejt shqiptarëve. Para një viti e kam përmendur në këtë gazetë se si është e mundur që asnjë parti nuk po reagonte për këtë çështje shumë të ndjeshme. Madje më shqetësoi e VV-ja, secilës gjithashtu nuk iu dëgjua zëri. As institucionet përkatëse (prokuroritë), bëhej fjalë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve shqiptarë. Këta tregtarët tanë kur nuk u konvenon diçka reagojnë që Shqipëria nuk është për bashkëpunim etj., etj. Tash po shihet 'marifeti' i të gjithëve. Devolli nuk i paguan doganat, nuk paguan ndoshta as tatim e obligime tjera shtetërore. Shteti në humbje për qindra miliona. Vërtet kjo kompani është një virus në ekonominë e Kosovës dhe për gjithë shoqërinë shqiptare", u shpreh ai. "Devollët kanë mashtruar qytetarët e vendit me fajin e pushtetarëve", tha Shkodra për "Kosova Sot". Analisti Bislim Aliu konsideron se gjithsesi do të ishte dashur që Prokuroria Speciale e Kosovës ta kishte proceduar rastin deri tani, t'i kishte përmbyllur hetimet dhe gjykata ta bëjë punën e vet. "Prandaj ne habitemi pse Prokuroria Speciale ende nuk po ngrit aktakuzë kundër Shkëlqim Devollit, me mashtrimin që e ka bërë me importin nga Serbia të qindra mijëra tonelatave grurë kancoregjen dedikuar për kafshë, e ai ua ka shitur qytetarëve në Kosovë e në Shqipëri për miell human për bukë? Dihet, madje është raportuar se Shkëlqim Devolli u është shmangur detyrimeve doganore dhe duke e bluar grurin në fabrikën e vet "M &Sillosi" dhe për ta shitur në treg. Për këtë Devolli e ka mashtruar shtetin dhe qytetarët e saj, duke importuar ushqim për kafshë si krunde e bizele dhe mbeturina të tjera nga Serbia dhe të njëjtat i ka shitur për miell në Kosovë e në Shqipëri!", theksoi ai. "Le të dihet, të zbardhet e vërteta se çfarë ka bërë Prokuroria Speciale për më shumë se 2 vjet nga gjetjet e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Kuvendit të Kosovës ndaj këtij importi dhjetëra-mijëra tonë të grurit të mykur për shtazë dhe të dyshuar si kancerogjen, i cili u përdor si ushqim për njerëz në sofrat e qytetarëve në Kosovë e në Shqipëri. Lë të flasin pse po ndodhë kështu…deri kur kjo heshtje…", pyeti Aliu për "Kosova Sot".

Qytetarët nuk e dinë më çfarë hanë

Qytetarët e anketuar rreth kësaj situate e kanë fajësuar shtetin jofunksional të Kosovës, të gjitha institucionet tij, që po lejon që qytetarët të bien viktimë dhe të hanë ushqime të rrezikshme dhe në anën tjetër të favorizojnë kompaninë e Shkëlqim Devollit për t'ia rritur përfitimet. "Këtu s'ka më shtet, po dihet që nuk ka shtet dhe nuk pyetet askush më. Nuk ka më shtet dhe këtu hyn kush të dojë del kush të dojë, hanë e prodhojnë çka të duan, krejt me helm. Çka të hash gati krejt me helm. Më nuk ka ushqim të shëndosh që me thënë se dikush po e ha një ushqim të shëndoshë më nuk ka. Këtyre herëve, në kohërat e kaluara, i kemi hëngër thuajse të gjitha ushqimet e shëndetshme, të pastra e të shëndosha, por tani më nuk është ashtu. Madje për më keq askush nuk po gatuan tani në shtëpi, janë mbushur haram dhe harami gjithsesi do të gufojë diku. Këtu te ne po më duket që është mbushur dhe u krye. Nuk ka shtet më secili po mendon vetëm për xhepin e vet. Ta marrim shembullin edhe për gjendjen në arsim, ku 50 vjet kemi punuar, na i kanë hëngër dhjet vjet rrogat e nuk po na i jep askush dhe nuk ka përgjigje nga askush", tha qytetari Isak Hasani nga Barileva e Prishtinës. Po aq kritik dhe i shqetësuar është edhe qytetari tjetër, Shefki Stublla."Mua më vjen keq dhe jam i shqetësuar për gjendjen jo vetëm të ushqimit të bukës, por edhe të ushqimeve të tjera. Unë nuk po ndalem te asnjë firmë, por po ndalem në kontrollin që duhet bërë ushqimit, jo vetëm miellit, por edhe mishit, edhe ujit edhe çdo gjëje që është ushqimore. Mua më vjen keq që disa ushqimeve dhe produkteve ushqimore ua vënë etiketën BIO e në të vërtetë ato nuk janë BIO, sepse mungon kontrolli shoqëror, mungon laboratori shoqëror dhe mendoj që koha është që të merremi më seriozisht me kontrollin e ushqimit, me kontrollin edhe të ajrit që e thithim, me kontrollin e bukës dhe të gjitha gjërave ushqimore", u shpreh ai. "Nëse vazhdojmë kështu, ne e rrënojmë vetveten, jemi duke e prerë degën në të cilën po jetojmë. Sa i përket firmës 'Devolli', unë kam dëgjuar për atë firmë, kam dëgjuar për një kafe që e ka pirë edhe ky kryetari i komunës me ta, por diçka më konkrete nuk mund të them, sepse nuk e njoh atë firmë, kam dëgjuar se janë shumë të pasur dhe kujt t'ia mësyjnë ata e rrënojnë", tha qytetari Shefki Stublla.

(Kosova Sot)