Si e vlerësoni vendimin e Qeverisë për rritjen enorme të rrogave(Foto/Video)
Të anketuarit njëzëri pajtohen dhe thonë se rritja e rrogave nga pushtetarët tanë është edhe një turp i radhës së kësaj qeverie
Enver Bajrami Vendimi ka qenë gabimi më i madh historik i qeverisë. T'ia rritësh vetes rrogën e të tjerët të shikojnë, kjo është poshtërsi. Jam i sëmurë nga kanceri dhe marrë vetëm 75 euro.
Adnan Shala Rritja e rrogave nga qeveria është shumë e turpshme, sepse i kanë bërë rrogat më të mëdha në rajon. Aq më tepër kur 40 për qind e qytetarëve janë të papunë dhe jetojnë në varfëri.
Agron Pacolli Një vendim i tillë i qeverisë është një poshtërsi nga ana e tyre. Qytetarët marrin 200-300 euro e kryeministri të ketë 3 mijë euro, kjo është një poshtërsi dhe një turp i madh.
Osman Canaj Kjo është një marre e sojit të vet dhe një poshtërsi që po e bëjnë pushtetarët aktualë, kjo nuk do asnjë koment. Marre për pushtetarët tanë se si po sillen me qytetarët e tyre.
(Kosova Sot)