Elitat politike të lidhura me elitat kriminale(Foto/Video)

  • 19 June 2018 - 10:53
Elitat politike të lidhura me elitat kriminale(Foto/Video)

Të anketuarit thonë se nuk ka asnjë dyshim se elita politike vendore është e lidhur ngushtë me elitat kriminale vendore dhe ato të huajat dhe bëjnë së bashku biznesin e pistë

 

Image

Berat Korenica thotë se kjo po duket haptazi dhe këtë e vërtetojnë lidhjen kriminale të liderëve tanë politik me liderët e krimit. “Këtë lidhje e tregon gjendja e rëndë në vend me një standard të ultë”.

 

Image

Nebih Begolli shprehet se elita politike e vendit është e lidhur ngushtë me elitat kriminale e këtë e thonë edhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtar  që konfirmojnë lidhjen e politikanëve me bosat e krimit të vendit.

 

Image

Qazim Shala thekson se me siguri se është kjo lidhje sepse ndryshe nuk do të mund të krijonin këtë pasuri marramendëse. “Kjo na tregon se sa ngushtë janë të lidhur me krimin, politikanët tanë”.

 

Image

Driton Gërdovci konstaton se pa dyshim se një lidhje e tillë e politikanëve me krimin ekziston sepse shumicën e bizneseve në Kosovë ata i kanë të përbashkëta ndaj edhe janë pasuruar brenda natës.

 



(Kosova Sot)