Dy vjeçari ngjitet në portën e sigurisë së pishinës, tmerrohen prindërit (Foto/Video)

  • 19 June 2018 - 15:57
Dy vjeçari ngjitet në portën e sigurisë së pishinës, tmerrohen prindërit (Foto/Video)

Një ngjarje  që mund të ketë përfunduar shumë keq, videoja e saj tashmë është bërë virale nëpër botë, duke u konsideruar si ‘e frikshme’.

Dy vjeçari Codi, është filmuar nga babi teksa është ngjitur në portën e sigurisë që çonte në pishinën e hapur.

Image

Babai  pastaj kishte vrapurar i tmerruar pas vogëlushit, për ta larguar menjëherë nga aty, përcjellë Kosova Sot.

Prindërit Keith dhe Tonya publikuan këtë video për të vetëdijësuar më shumë prindërit, që të shkojnë pas fëmijëve të tyre.

Image

Vogëlushi shihet duke buzëqeshur në mënyrë tinëzake derisa babai po e inçizonte videon qesharake.

Komentuesit kanë reaguar me komente qesharake, duke thënë se “dikush duhet ta provojë atë”, teksa një tjetër komentues ka thënë  se ‘është dashur t’i tregojë në fillim se nuk bënë të ngjitet aty,  përse tani po befasohen?’.

(Kosova Sot)