Nëna sheh në kamerë “fantazmën” e fëmijës që i kishte vdekur duke shikuar motrën (Foto/Video)

  • 21 June 2018 - 16:00
Nëna sheh në kamerë  “fantazmën” e fëmijës që i kishte vdekur duke shikuar motrën (Foto/Video)

Në një familje, që besohet  se është e pushtuar nga fantazmat, nëna thotë  të ketë parë në kamera “fytyrën fantazmë të foshnjës që i kishte vdekur gjatë lindjes.

Para 8 muajve, nëna kishte instaluar në dhomën e vajzës së saj  tetë muajshe, Lea, kamerat , nëpërmjet të cilave, vërehet qartë vajza duke e shikuar motrën e saj, Lean, në mënyrë të çuditshme, madje shumë nga afër, përcjellë Kosova Sot.

Image

 

Nëna  është e bindur se shpirti i foshnjës së palindur është duke shëtitur nëpër shtëpi dhe nuk po del prej aty, teksa kjo ngjarje është vlerësuar si një “aktivitet paranormal” .

“Lea ishte e tronditur, e dëgjoja të qante teksa vrapova shkallëve për ta marrë”, kishte thënë nëna.

Pastaj kur kishin kthyer kamerat  kishin parë ngjarjen e frikshme.

Ngjarja  që ka ndodhur në Toronto, u bë virale në internet duke u komentuar shumë.

(Kosova Sot)

 

Image