Partitë politike duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë? (Foto/Video)
Të anketuarit janë shprehur se duhet të përfshihet pozita dhe opozita në këto bisedime se përndryshe nuk do te ketë legjitimitet
Fidan Musliu mendon se më mirë është të përfshihen edhe partitë tjera politike, pozita edhe opozita sepse është shumë më legjitime.
Naim Gashi konstaton se duhet të përfshihet pozita dhe opozita në këto bisedime e sidomos mendon që opozita duhet të përfshihet më shumë në këto bisedime se përndryshe nuk do te ketë legjitimitet.
Enver Hetemi shprehet se patjetër duhet që të përfshihen të gjitha partitë politike. “Mendoj që duhet të jenë unik në këto bisedime dhe të përfundojë kjo çështje njëherë e përgjithmonë, e jo veç një person të vendos për çështjen e popullit të Kosovës”.
(Kosova Sot)