Shpendi inaguroi objektin e oligarkut që blen leje ndërtimi(Foto/Video)

  • 23 June 2018 - 08:00
Shpendi inaguroi objektin e oligarkut që blen leje ndërtimi(Foto/Video)

KRYETARI I PRISHTINËS, NË VALLEN KRIMINALE TË OLIGARKËVE

Badallaj: Shpend jahtit nuk i intereson fare se a është ajo leje e ndërtimit e ligjshme apo e paligjshme, sepse këtij i intereson vetëm se si të mbushë xhepat me para kesh

"Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia preu shiritin qendrës tregtare 'Royal Mall' të Arbër Kryeziut, djalit të Latif Kryeziut, të mërkurën në mbrëmje, edhe pse kjo leje për ndërtim është e kundërligjshme, meqë në atë pjesë lejohet etazhiteti vetëm prej 4 deri maksimalisht 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zonë mbrojtëse, por që tani dihet botërisht e saktësisht se ky kriter dhe këto norma nuk janë respektuar... Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu ia dhanë sërish lejen Arbër Kryeziut, me arkitekt Kreshnik Rracin, edhe më 23 mars të vitit 2017, për ndërtimin e një objekti afarist në lagjen 'Lakërishte', për të cilën parcelë vite me radhë kishte kërkuar leje ndërtimi pronari i parcelës në fjalë, por gjithmonë ishte refuzuar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo pasi që bëri kontratë me Arbër Kryeziun, atëherë Komuna me Shpend Ahmetin kryetar u bë 'gjeneroze' dhe ia dhanë lejen për ndërtim, të cilën pronari i parcelës e kishte kërkuar vite me radhë, por që gjithnjë pa të drejtë ishte refuzuar", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

Image

Të mërkurën në mbrëmje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë pjesëmarrës në prerjen e shiritit të qendrës tregtare "Royal Mall" te Arbër Kryeziut, djalit të Latif Kryeziut, edhe pse sikur që dihet kjo leje për ndërtim është e kundërligjshme, ku në atë pjesë lejohet etazhiteti prej 4 deri maksimumi 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zonë mbrojtëse, e që as kjo nuk është respektuar. Planin rregullues për 'Matin 1', me të cilin po lëshon leje komuna, për tërësinë "A" lejon etazhitetin prej 4 deri maksimumi 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zonë mbrojtëse, e që as kjo nuk është respektuar në këtë rast, kurse Shpend Ahmeti bëhet pjesë e ceremonisë së përurimit të një objekti të finalizuar me shkelje ligjore. Për analistët politikë dhe qytetarët e anketuar nga gazeta merret si shumë shqetësues lajmi se si po lëshon gjatë tërë mandatit të parë dhe të dytit leje të kundërligjshme kryetari Shpend Ahmeti dhe si ka mashtruar Arbër Kryeziu me përdhesen, e cila është kamufluar me suteren që në terren është përdhese e zhvilluar në tri nivele, e të cilën formë të mashtrimit e bënë në të gjitha projektet ndërtimore, të cilat ia punon NSH "Rraci Ark Ing" nga Prishtina me përfaqësues Kreshnik Rraci, i cili është shok i pandashëm me ish-drejtorin e Financave të Prishtinës, Visar Berisha, ndërkaq Visar Berisha e kryetari Ahmeti kanë qenë edhe ortakë në një biznes të tyre. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti, Arbër Kryeziut, si dhe Kreshnik Rracit, asnjëri nuk i kanë kthyer përgjigje gazetarit.

Image

GURAZIU: NUK ËSHTË HERA E PARË QË SHPEND AHMETI DHE LIBURN ALIU OLIGARKUT TË DYSHIMTË, ARBËR KRYEZIU, I JAPIN LEJE NDËRTIMI, EDHE PSE SHKELEN LIGJET

Ndërsa analisti Ragip Guraziu thotë po ashtu se nuk është hera e parë që Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu,që oligarkut të dyshimtë Arbër Kryeziu i japin leje ndërtimi,edhe pse shkelen ligjet."Duhet të hetohet e gjykohet rasti se si ia dhanë lejen Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu sërish oligarkut të dyshimtë,Arbër Kryeziut,me arkitekt Kreshnik Rracin,edhe më 23 mars të vitit 2017,e për ndërtimin e një objekti afarist në lagjen 'Lakërishte',për të cilën parcelë vite me radhë kishte kërkuar leje ndërtimi pronari i parcelës në fjalë,por gjithmonë ishte refuzuar nga Komuna e Prishtinës,mirëpo pasi që bëri kontratë me oligarkun Arbër Kryeziu,atëherë komuna me Shpend Ahmetin kryetar u bë "gjeneroze" dhe ia dha lejen për ndërtim,të cilën pronari i parcelës e kishte kërkuar për vite me radhë,por që gjithnjë pa të drejtë i ishte refuzuar.Tani shtrohet pyetja,sipas lejes së ndërtimit ky kompleks i deklaruar gjoja si administrativ është thënë se është e destinuar për bankë dhe janë tri ndërtesa,e që në prapaskenë po punohet edhe për hotel,atëherë për çka ishte refuzuar dhënia e lejes për ndërtim në dy parcelat fqinje me këtë pronë.Gjërat duhet të sqarohen edhe për më tepër nga fakti se ish-drejtori i urbanizmit,Liburn Aliu,në vitin 2014 kishte deklaruar se ka shumë probleme me mosrespektimin e lejeve ndërtimore,se në mesin e dosjeve të dërguara në prokurori për ndërtimet e kundërligjshëm në Prishtinë është edhe një objekt i Latif Kryeziut në 'Mati 1',për shkak se e ka tejkaluar lejen.Prokuroria nuk duhet të mbyllë sytë,duhet të veprojë,sepse vërtetë del pikëpyetje e madhe se si pikërisht bizneset e oligarkut Arbër Kryeziu janë ato që Liburn Aliu ua kishte dhënë lejet për ndërtim më 16 shtator 2015.Definitivisht mund të thuhet se Prokuroria Speciale po i mbyll sytë para krimit të organizuar,derisa po shihet ashiqare se si po shiten lejet e ndërtimit "me para në dorë - cash",tha Guraziu për "Kosova Sot".

Image

 

ALIU: KOMPANIA "RRACIARK ING" ÇDOHERË QË KA KËRKUAR LEJE PËR NDËRTIM PËR ARBËR KRYEZIUN, GJITHMONË KA MARRË LEJE ASHTU SIÇ I KA KËRKUAR!

Edhe sipas analistit politik Bislim Aliu,prerja e shiritit të këtij objekti nga Shpend Ahmeti del të jetë një shkelje trefish ligjore,një abuzim ekstrem me ligjin,prandaj prokuroria do të duhej vepruar."Kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti,ia preu shiritin qendrës tregtare "Royal Mall" të Arbër Kryeziut,djalit të Latif Kryeziut të mërkurën në mbrëmje, edhe pse kjo leje për ndërtim është e kundërligjshme,meqë në atë pjesë lejohet etazhiteti vetëm prej 4 deri maksimalisht 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zonë mbrojtëse,por që tani dihet botërisht e saktësisht se ky kriter dhe këto norma nuk janë respektuar",potencoi ai."Tani po shihet qartë se fund e krye,gjatë tërë mandatit të parë dhe të dytë,Shpend Ahmeti po vazhdon të lëshojë leje të kundërligjshme,disa sosh sipas njohësive dhe në disa raste duke mos iu përmbajtur lejes së ndërtimit,e në disa raste të tjera duke i zhvatur pronarët që kërkojnë leje për ndërtim,pra me një fjalë Shpend Ahmeti bën çfarë të dojë me lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës! Ashiqare po del e po konstatohet se kompania "Rraci Ark ing" çdoherë që ka kërkuar leje për ndërtimin e "Royal" për hartimin e projekteve që i ka bërë këtij biznesi,gjithmonë ka marrë leje ashtu siç i ka kërkuar",vijoi më tutje ai."Pra,Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu ia dhanë sërish lejen Arbër Kryeziut,me arkitekt Kreshnik Rracin,edhe më 23 mars të vitit 2017,për ndërtimin e një objekti afarist në lagjen 'Lakërishte',për të cilën parcelë vite me radhë kishte kërkuar leje ndërtimi pronari i parcelës në fjalë,por gjithmonë ishte refuzuar nga Komuna e Prishtinës,mirëpo pasi që bëri kontratë me Arbër Kryeziun,atëherë komuna me Shpend Ahmetin kryetar u bë "gjenerozë" dhe ia dhanë lejen për ndërtim,të cilën pronari i parcelës e kishte kërkuar vite me radhë,por që gjithnjë pa të drejtë ishte refuzuar",vlerëson Aliu."Për më tepër ish- drejtori i Urbanizmit,Liburn Aliu,në vitin 2014 kishte deklaruar edhe vetë se në mesin e dosjeve të dërguara në prokurori për ndërtimin e kundërligjshëm në Prishtinë është edhe një objekt i Latif Kryeziut në 'Mati 1',për shkak se e ka tejkaluar lejen! Dhe çka ndodhi tani?!",thotë Bislim Aliu për "Kosova Sot".

Image

MIFTARI: KRYEZIU NJIHET EDHE SI BASHKËPUNËTOR I SHËRBIMIT DHE REGJIMIT SERB

Sipas Naim Miftarit,një ish-pjesëtar i SHIK-ut dhe shërbimit inteligjent G2,që pretendon se e njeh mirë biznesmenin Kryeziu dhe tejkalimi i lejes së ndërtimit është shkelje ligjore dhe prerja e shiritit të qendrave tregtare nga Shpend Ahmeti,nëse i kanë tejkaluar përmasat e ndërtimit,po ashtu është vepër e kundërligjshme dhe komprometuese për kryetarin e komunës së Prishtinës,aq më tepër kur Kryeziu njihet edhe si bashkëpunëtor i shërbimit dhe regjimit serb."Oligarkun Arbër Kryeziu nuk e njohim,por babën e tij e njohim mirë në aspektin negativ dhe antikombëtar,qysh nga paralufta dhe gjatë luftës,e njohim si bashkëpunëtor dhe i besuar i pushtetit serb,por ishte edhe në listën tonë të zezë të G2 të UÇK-së gjatë luftës,por pas luftës ky,duke shfrytëzuar paratë, pasurinë,naftën,bleu njerëz të rëndësishëm të ish-UÇK-së,sidomos këta patriotët e 'Byrosë politike',në krye me Hashim Thaçin e kompaninë,dhe nuk është aspak befasi nëse e ka blerë sot edhe kryetarin e komunës së Prishtinës",u shpreh ai."Biznesi dhe korrupsioni me leje ndërtimi nuk është risi,sepse edhe në kohën e LDK-së kishte arritur majën,kulminacionin e korrupsionit,por si duket po vazhdon edhe sot nga pushteti aktual në Prishtinë dhe si duket nuk do t'ia lëshojë rrugën korrupsionit të mëparshëm as edhe pushteti lokal i tanishmi.Fatkeqësisht Kosova nuk ka prokurorë ose institucione të pavarura dhe të drejta,por janë edhe vetë këto institucione të korruptuara,se ndryshe dikush do të duhej hetuar se si sot oligarkët të janë të lidhur me pushtetin qendror dhe ishin dhe janë akoma të lidhur edhe me pushtetin serb,të njëjtit sot janë lidhur me pushtetin lokal,ku mafia e ndërtimeve po bën kërdi",tha Naim Miftari për "Kosova Sot".

Image

 

BADALLAJ: SHPEND AHMETI DHE KËLYSHËT E TJERË QË I KA ATY RROTULL JANË MBI LIGJIN NË PRISHTINË!

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se kryematrapazit të Prishtinës, Shpend Ahmeti,apo si po quhet në popull Shpend hajni dhe Shpend jahti,nuk i intereson fare se a është ajo leje e ndërtimit e ligjshme apo e paligjshme,sepse këtij i intereson vetëm se si të mbushë xhepat me para kesh."Në të dy mandatet ky matrapaz dhe hajn gjithmonë ka lëshuar leje të kundërligjshme,duke bërë kërdi dhe hata në Prishtinë, sepse ky mashtrues është i lidhur ngushtë me mafio-oligarkët më të rrezikshëm në Ballkan të kanaleve të nëntokës kriminale që po veprojnë në Kosovë.Ky është mashtrues i lindur dhe mjeshtër i rrallë i trillimeve dhe hajnisë dhe nuk e kishte vështirë ta fusë në kurth edhe Arben Kryeziun me këtë mjeshtri e zanat të hajnisë,që quhet Shpend jahti",u shpreh ai."Shpend jahti ka në Prishtinë rrjetin më të rrezikshëm kundër shtetit,ky ka grumbulluar rreth vetes të gjithë hajnat e vjetër dhe duke bërë edhe hajna të rinj,por duhet të veprojnë sipas urdhrave të këtij mashtruesi që quhet Shpend HAJNI",tha Badallaj për 'Kosova Sot'.Të gjitha këto gjëra ndodhin,sipas Badallajt,pasi nuk ka sundim ligji."Shpend Ahmeti dhe këlyshët tjerë që i ka aty rrotull janë mbi ligjin në Prishtinë,sepse me anë të mafio-oligarkëve e kanë blerë pushtetin dhe veprojnë pa pasur frikë fare se do t'i burgosë dikush këta banditë që kanë ngritur bandën më të rrezikshme kundërshtetërore.Dhe,mu për këtë ky grup mafio-oligarkësh i ndan qytetarët e Prishtinës duke u bashkuar me mafio-oligarkët që ia zënë gushen me para marramendëse dhe ata që nuk japin qindra-mijëra euro as që vijnë në konsideratë nga kjo bandë hajnash.Një gjë duhet ta dijë populli,se aspak nuk duhet besuar dredharakut Shpend Ahmeti,se ndryshe flet dhe ndryshe vepron.Vepron vetëm sipas interesave të tija personale,se si të pasurohet edhe më tej me djersën e qytetarëve",ka potencuar Reshat Badallaj.Sipas tij,duhet pasur parasysh se kjo pari vagabondësh që e kanë në dorë Prishtinën u japin leje ndërtimi vetëm atyre që ia zënë gurmazin me para të thata dhe nuk vrasin mendjen as për qytetarët që janë në skamje të mjerueshme

Image

 

Partneriteti kriminal zhbllokon lejet

Sipas analistëve, tani mbetet për t'u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit dhe ajo Speciale, për Krimet ekonomike, se si ka arritur kompania "Rraci Ark ing" që të marrë çdoherë që ka kërkuar leje për "Royal" në Komunë për hartimin e projekteve që i ka bërë këtij biznesi, gjithmonë ashtu siç i ka kërkuar. Po ashtu, mbetet për t'u hetuar edhe se si ia dhanë lejen Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu sërish oligarkut të dyshimtë Arbër Kryeziu, me arkitekt Kreshnik Rracin, edhe më 23 mars të vitit 2017, e për ndërtimin e një objekti tjetër afarist në lagjen 'Lakërishte', për të cilën parcelë vite meradhë kishte kërkuar leje ndërtimi pronari i parcelës në fjalë, por gjithmonë ishte refuzuar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo pasi që bëri kontratë me oligarkun Arbër Kryeziu, atëherë Komuna me Shpend Ahmetin kryetar u bë "gjeneroze" dhe ia dha lejen për ndërtim, të cilën pronari i parcelës e kishte kërkuar për vite me radhë, por që gjithnjë pa të drejtë i ishte refuzuar! Sipas lejes së ndërtimit, ky kompleks i deklaruar gjoja si administrativ është thënë se është e destinuar për bankë dhe janë tri ndërtesa, e që në prapaskenë po punohet edhe për hotel, atëherë për çka ishte refuzuar dhënia e lejes për ndërtim në dy parcelat fqinje me këtë pronë, respektivisht njëra në krahun e majtë dhe tjetra në krahun e djathtë të saj në 'Lakërishte', respektivisht në rrugën 'Tirana', në qendër të Prishtinës! Për më tepër, ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, në vitin 2014 kishte deklaruar se:"Në mesin e dosjeve të dërguara në Prokurori për ndërtimet e kundërligjshëm në Prishtinë është edhe një objekt i Latif Kryeziut, në 'Mati 1', për shkak se e ka tejkaluar lejen". Tani ,analistët shtrojnë pyetjen se si shpjegohet se pikërisht bizneset e oligarkut Arbër Kryeziu janë ato që Liburn Aliu ua kishte dhënë lejet për ndërtim më 16 shtator 2015? Pse Prokuroria Speciale po i mbyll sytë para krimit të organizuar, se si po shiten lejet e ndërtimit "me para në dorë - cash" dhe në "hapësira të ndërtuara" në Komunën e Prishtinës, nga vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ekipi i tij, Liburn Aliu për katër vite sa ishte drejtor i Urbanizmit dhe të tjerët pas tij. Përgjigjja e analistëve dhe qytetarëve është se këtu ka korrupsion të thellë dhe nuk ka veprim të ligjit, të drejtësisë. Ndërkaq komuna e Prishtinës me Shpend Ahmetin kanë zgjedhur të heshtin!

Image

 

Korrupsioni me lejet

Sipas qytetarëve të anketuar nga gazeta, vazhdimi i lëshimit të lejeve të kundërligjshme për këto dy mandate të Shpend Ahmetit do të duhej hetuar nga Prokuroria e Shtetit, e sidomos pas këtij rasti që po del skandaloz me qendrën tregtare "Royall Mall" të Arbër Kryeziut, e ku në përurim ishte vetë kryetari Ahmeti. "Shikoni, ma merr mendja që këtu në rend të parë është një neglizhencë e Kuvendit komunal, gjegjësisht e atyre që janë përgjegjës për lëshuarën e lejeve, por sidomos këtu po dominon ryshfeti apo diçka tjetër. Ata që duan të marrin leje në mënyrë të rregullt me siguri që nuk mund ta marrin, kurse atyre që nuk duhet t'u lëshohet, iu lëshohet dhe ato po i keqpërdorin ato. E merr lejen për 1 kat e dy kate dhe e çon deri në 8 kate apo 10 kate dhe këtu besoj që është edhe arsyeja se këtu është në pikëpyetje korrupsioni dhe negligjenca e tyre. Natyrisht që këtu edhe prokuroria duhet të marrë masa, por sigurisht që edhe ata sikur janë në gjymin dimëror dhe nuk u ka dalë gjumi, por besoj se një ditë do të zgjohen dhe gjërat do të bien në binarët e vet, sepse këtë drejtësi e meriton populli", tha qytetari Xheladin Ramadani. Opinion të ngjashëm ka edhe qytetari Namon Sijarina."Mua po më duket që janë duke i bërë këto, duke i dhënë këto leje ndërtimi, jo pak, por bukur shumë në bazat partiake dhe në mosmarrëveshjet në mes veti dhe e dyta janë edhe tarifat shumë të larta për ne qytetarët, për ndërtimtari, është tarifë shumë e shtrenjtë, duke filluar nga arkitekti, nga gjeodeti. Këtu edhe administrata është tepër e ngarkuar, kështu që kur shkon aty për të kryer punë as informatat e duhura nuk t'i japin komplet, se çka duhesh për të vepruar dhe si duhet vepruar që të pajisesh me një leje ndërtimi. Unë e di që disa njerëz vetëm për një nënshkrim kanë pritur një apo dy muaj ditë, me arsyetimin se nuk është personi adekuat aty, ose është aty, por nuk po e nënshkruan, sepse është hidhëruar me fishekun e me filanin. Mirëpo, biznesmenët e mëdhenj po i marrin lejet e ndërtimit, edhe pse nuk mund të them nëse është në pyetje korrupsioni, ryshfeti, por nuk është e thënë vetëm për t'i dhënë të hollat, kjo bëhet edhe me shantazh, ti mua e unë ty. Biznesmenit ia kryen një shërbim të shtrenjtë dhe prandaj edhe ai ia bën krejt ato të tjerat. Sidoqoftë, edhe kjo në një mënyrë apo tjetrën është korrupsion", tha Namon Sijarina për 'Kosova Sot'.

(Kosova Sot)

 

Image