E pabesueshme: Kështu luan me top vogëlushi me qenin e fqinjit (Video)

  • 20 July 2018 - 15:50
E pabesueshme: Kështu luan me top vogëlushi me qenin e fqinjit (Video)

Miku më i mirë i një vogëlushi rezultoi të jetë qeni i fqinjit.

Djaloshi i vogël i Chad Nelson, i quajtur Conway është filmuar teksa po luante me top me qenin e fqinjit, në Savage Minnesota, përcjellë Kosova Sot.

Image

Dy vjeçari kishte shkuar për vizitë tek një mik, kur takoi qenin me emrin Dozer.

Klipi  super i ëmbël tashmë ka grumbulluar më shumë se 9.5 milion klikime dhe mbi 800 mijë klikime, brenda vetëm dy ditëve.

Image

Kjo video është dëshmi se asgjë nuk mund të hyjë në mes të djaloshit dhe shokut të tij të ngushtë, madje as një gardh.

Z. Nelson ka vendosur të ndajë videon në rrjetet sociale dhe ajo menjëherë është bërë virale.

Image

 

Përdoruesit e  Twitter-it, me të parë videon, nuk kanë rreshtur së komentuari: “Kjo është gjëja më e ëmbël në botë…” Një gjë tejet e rrallë. Djaloshi yt mund ta hedh topin më mirë se shumica e të rriturve”, ishin disa nga komentet e ndjekësve”.

(Kosova Sot)