Hajna se jo mahi: Për 40 sekonda e zbrazin dyqanin (Video)

  • 27 August 2015 - 18:00
Hajna se jo mahi: Për 40 sekonda e zbrazin dyqanin (Video)

Një pronar dyqani në Itali ka postuar në Facebook videon e kamerave të sigurisë, pasi biznesi i tij është bërë pre e hajdutëve.

Vjedhja ka ndodhur në orët e para të së enjtes në një dyqan syzesh në qytetin Camaiore, Itali.

Hajdutëve u janë dashur vetëm 40 sekonda për të zbrazur dyqanin. Ata kanë marrë 260 palë syze, me një vlerë prej 35 mijë euro.