Qeni ia shpëton jetën një gruaje me epilepsi (Video)

  • 27 August 2015 - 18:13
Qeni ia shpëton jetën një gruaje me epilepsi (Video)

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por për Shannon Locke, qeni i së cilës ia shpëtoi jetën asaj pas një sulmi epileptik, ky qen është më shumë se një mik.

23-vjeçarja nga Irlanda ka shpërndarë një video në internet që shfaqë momentin e pabesueshëm kur qeni i saj e paralajmëroi atë se do të ketë një sulm epileptik – dhe më pas ia shpëtoi jetën.

Shannon e filmoi tërë skenën kur qeni dy-vjeçar i saj e paralajmëroi atë se do të ketë një sulm epileptik – dhe videoja tashmë është shikuar me miliona herë në Facebook.

Qeni e ndjeu 15 minuta më herët se ajo do të kishte një sulm. Kështu, falë paralajmërimit të tij, Shannon u kthye nga kamera dhe u vendos në një pozitë të sigurt në shpinë në shtratin e saj.

Qeni mund të shihet teksa lëpinë gojën e saj, për ta parandaluar atë që të mbytet nga pështyma e tepërt.

Videoja për dikë mund të jetë shqetësuese. Shikojeni atë: