Mbulon trupin me akrepa helmues, që të argëtojë të pranishmit (Video)

  • 28 August 2015 - 20:19
Mbulon trupin me akrepa helmues, që të argëtojë të pranishmit (Video)

Kjo nuk është një punë për ata që e kanë zemrën e dobët, por për këtë grua nga qyteti Pattaya në Tailandë është një lojë e thjeshtë.

Zyrtarisht e njohur si Mbretëresha e Akrepave, ajo vë në trup dhjetëra akrepë të helmueshëm dhe argëton të pranishmit e një kopshti zoologjik.

Akrepat e zi, që janë në gjendje të pickojnë në çdo moment, ajo i mban në trup, teksa fotografohet me turistët që i afrohen.

Në videon e postuar më poshtë, ajo shihet teksa luan me akrepët, e madje bën edhe sikur po i vë në gojë, transmeton Telegrafi.