Momenti kur flota detare shpërthen bombën gjermane të Luftës së Dytë Botërore (Video)
Videoja tregon momentin kur Marina Mbretërore shpërthen një bombë gjermane të Luftës së Dytë Botërore.
Njësia 2 e Zhytjes me bazë në Portsmouth, u thirrën pasi pajisja shpërthyese u gjet nga peshkatarët afër bregdetit të Clacton, në Essex, Britani.
Ekipi i specialistëve e çuan bombën larg në det dhe e bënë të shpërthejë përmes një shpërthimi të kontrolluar – i cili shkaktoi një spërkatje të madhe.
Në video, një zë mund të dëgjohet duke thënë ‘në vendet tuaja, 10 sekonda’, përderisa uji duket i qetë.
Papritmas një zhurmë e madhe mund të dëgjohet dhe pastaj uji shpërthen në ajër, duke shkaktuar një spërkatje të madhe.
(Kosova Sot)