Filmon vetën duke bërë “sërf” të rrezikshëm mbi tren (Video)

  • 01 September 2015 - 20:31
Filmon vetën duke bërë “sërf” të rrezikshëm mbi tren (Video)

Zbritja normale nëpër shkallë, nuk është opsioni i një djaloshi nga Rusia që adhuron rreziqet.

Pasha Bumchik shfrytëzon pjesët e pjerrta, që të rrëshqas nëpër to, për të zbritur poshtë. 

Të gjitha këto veprime, ai i ka bërë në një stacion treni, e më pas kërcen nga ura, sipër një treni.

Djaloshi vrapon dhe bën “sërf” mbi trenin e udhëtarëve, i cili është duke lëvizur në një shpejtësi të konsiderueshme.

Shikoni në videon e mëposhtme, veprimet e rrezikshme që bën Bumchik. 

Mirëpo, ju rekomandojmë që në asnjë mënyrë, të mos bëni veprimet e tij të rrezikshme, transmeton Telegrafi.