E frikshme: Aeroplani luftarak fluturon pak metra mbi kokën e një burri (Video)

  • 02 October 2018 - 15:21
E frikshme: Aeroplani luftarak fluturon pak metra mbi kokën e një burri (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur një aeroplan luftarak fluturon vetëm pak metra mbi kokën e një burri, të cilin për pak sa nuk e goditi.

Aeroplani i ushtrisë ukrainase Su-24M, shfaqet papritmas duke fluturuar me shpejtësi të madhe mbi kokën e një burri që po filmonte.

Ndërsa një person tjetër shihet duke qëndruar i shtrirë duke mbyllur veshët me duar, nga zhurma e madhe që prodhonin motorët e aeroplanit luftarak.

Thuhet se videoja është filmuar në bazën ajrore në Ukrainë sipas gjitha gjasave në “Staro”.

 
?(Kosova Sot)