Gruaja më sëmundje të rrallë të lëkurës bëhet nënë (Video)

  • 02 September 2015 - 19:09
Gruaja më sëmundje të rrallë të lëkurës bëhet nënë (Video)

Gruaja me një sëmundje të rrallë të lëkurës, është e para që bëhet nënë, bazuar nga personat që përballen më të tilla sëmundje.

Stephanie Turner, 23 vjeçare, ka “Harlequin ichthyosis”, e cila shkakton lëkurën e saj të jetë rreth 10 herë më të trashë se sa është normale dhe të rritet me një normë jashtëzakonisht të shpejtë, shkruan Metro.

Si rezultat, lëkura plasaritet lehtë dhe është e ndjeshme ndaj infeksionit. Por pavarësisht disavantazhit të saj, Stephanie, nga Wynn, Amerikë, u bë personi i parë me këtë sëmundje që bëhet nënë.

Fëmija i parë, Willy, tashmë është dy vjeç, ndërsa fëmija i dytë, Olivia, është katër muajsh, transmeton lajmi.net.

Shtatzënia e grave me “Harlequin ichthyosis”, është veçanërisht e rrezikshme për shkak se plasaritjet e stomakut mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre.