Kur edhe delet bëjnë vetëvrasje (Video)

  • 02 September 2015 - 19:50
Kur edhe delet bëjnë vetëvrasje (Video)

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur para disa viteve në Turqi. Mbi 50 dele janë hedhur në një humnerë njëra pas tjetrës duke bërë që mbi 52 nga to të ngordhin menjëherë.

“Delja që ndahet nga kopeja e han ujku”, thotë një fjalë popullore.

Por, edhe delja që çdoherë ndjek kopenë, mund të bie në humnerë. Të paktën kështu ndodh me 52 delet e një fermeri në Turqi, dhe kjo mund të shërbej si antitezë e tezës sonë popullore më lartë, transmeton ljami.net.

Siç mund të shihet në fotografitë dhe videon më poshtë, mbi 50 dele kanë humbur jetën duke u hedhur njëra pas tjetrës në humnerë.

Mediat anë e mbanë botës në shumicën e rasteve i janë referuar këtij fenomeni si vetëvrasje masive e deleve, por gjasat më të mëdha janë që nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Në fakt, kjo është rrjedhojë e instinktit të kopesë që kanë delet, madje ato njihen për këtë, transmeton lajmi.net.

Instinkti i kopesë i bënë delet që të ndjekin kopenë kudo që ajo shkon.