E pabesueshme: Me 20 dollarë të gjetura fiton një milion dollarë! (Video)

  • 03 September 2015 - 09:53
E pabesueshme: Me 20 dollarë të gjetura fiton një milion dollarë! (Video)

Një i ri në rrugë në afërsi të aeroportit në San Francisko ka gjetur 20 dollarë dhe bleu dy tiketa me gërvishtje llotarie dhe fitoi një milion dollarë.

Hubert Tang bleu dy tiketa me gërvishtje llotarie në afërsi të aeroportit të mërkurën e kaluar dhe fitoi një milion dollarë. Tang ishte me një mik në atë kohë dhe i pasigurtë ka njoftuar atë se mund të kishte fituar një milion dollarë, transmeton TS.

Fituesi me fat nuk ka plane se çka do të bëjë me shumën që e fitoi, mund të blej një makinë, dhe premtoi se do të shpërndajë kartëmonedha 20 dollarëshe që dikush tjetër të gjejë fatin e tij.