Luani kafshon 4-vjeçaren në cirk, pasi kaloi rrethojat e sigurisë (Video)

  • 29 October 2018 - 13:44
Luani kafshon 4-vjeçaren në cirk, pasi kaloi rrethojat e sigurisë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një luan cirku në Rusi, sulmoi një vajzë të vogël pasi theu rrethojat e sigurisë gjatë një shfaqjeje në cirk.

Luani e tërhoqi vajzën në ring dhe e kafshoi atë gjatë performancës në fshatin Uspenskoye në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Vajza, që mban emrin Ksenia, i shpëtoi sulmit të luanit por mjekët thonë se ajo do të mbetet me trauma për tërë jetën, pas lëndimeve serioze në fytyrë dhe gjoks.

Sipas raportimeve lokale, vajza ishte duke e valëvitur një flamur të vogël gjatë aktit të cirkut.

 

 

(Kosova Sot)