Pasagjeri fluturon në ajër, pasi vetura e tij rrotullohet në autostradë (Video)

  • 07 November 2018 - 11:06
Pasagjeri fluturon në ajër, pasi vetura e tij rrotullohet në autostradë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjeri i një veture fluturon në ajër, pasi vetura e tij filloi të rrotullohej në rrugë.

Një video e tmerrshme e kapur nga kamera brenda një veture, shfaq një pasagjer duke fluturuar në ajër, pasi u rrotullua me veturën e tij që po shkonte shumë shpejt.

Anna P. Rodriguez ishte duke e vozitur veturën e saj Ford Ranger, përderisa një kthim i shpejtë në autostradë bëri që vetura e saj të rrotullohej dhe përplasej.

Vetura e 42-vjeçares më pas u përplas në një veturë tjetër, thuhet sipas Nogales International. Rodriguez provoi ta merrte kontrollin e veturës, por ajo shpejt filloi të rrotullohet.

Shikojeni videon më poshtë të përplasjes, por kujdes sepse pamjet për dikë mund të jenë shqetësuese.

 

 

(Kosova Sot)