Plot 125 mijë kartolina për të dhënë një mesazh, zbuloni për çfarë (Video)

  • 17 November 2018 - 18:54
Plot 125 mijë kartolina për të dhënë një mesazh, zbuloni për çfarë (Video)

Një kolazh gjigant prej 125 mijë vizatimesh dhe mesazhesh, të fëmijëve nga e gjithë bota për ndryshimet klimatike, është shpalosur mbi një akullnajë zvicerane që po shkrihet, duke thyer rekordin botëror të kartolinave të stërmëdha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mozaiku i kartolinave, që mbuloi një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë, u shpalos në akullnajën “Aletsch” në Alpet zvicerane, në një lartësi prej 3.400 metrash.

Eventi kishte si qëllim të promovonte një lëvizje globale të të rinjve për klimën, në prag të konferencës së pritshme “COP24”, që do të mbahet në Poloni muajin e ardhshëm.

Kolazhi ka thyer me lehtësi rekordin “Guinness” për numrin e kartolinave të mbledhura së bashku në një imazh të vetëm, duke lënë pas atë të mbajtur nga një kolazh me 16 mijë kartolina.

(Kosova Sot)