Një shaka mizore shqiptare rikthehet dhe bën xhiron e rrjetit (Video)

  • 03 October 2015 - 11:57
Një shaka mizore shqiptare rikthehet dhe bën xhiron e rrjetit (Video)

Është një histori e publikuar në shkurt të vitit të shkuar nga media shqiptare.

Por nuk dihet përse ajo është rikthyer për të bërë xhiron e rrjetit në mbarë botën këto ditë.

Sipas Daily Mail, ky është momenti shokues kur një grup të rinjsh shqiptarë tentojn të varin një të moshuar për shaka.

Video përfundon me viktimën që largohet.

Megjithatë edhe komentuesit e Daily Mail thonë se ka diçka që nuk shkon me këto pamje.

Pas publikimit të videos policia nisi hetimet dhe mundi të identifikojë në Berat autorët e saj.

Sipas policisë, personi që është lidhur dhe varur është shtetasi K.Tafa., 62 vjeç, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Ndërsa personi kryesor që e ka lidhur K.Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Veis Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat.

Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës.

Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K.Tafa.

Sipas policisë, autorët janë të afërmit e personit që varnin dhe në komunikimet e para kanë deklaruar se ishin duke bërë shaka. Filmimet janë bërë me celular nga vetë të rinjtë, transmeton mapo.

“Kjo nuk është shaka. Kjo nuk është shaka”, përsërit shpesh i moshuari, ndërsa i kërkojnë llogari se pse “i ka sharë”.