I propozon të dashurës duke i krijuar një video-lojë (Video)

  • 04 October 2015 - 22:08
I propozon të dashurës duke i krijuar një video-lojë (Video)

Ky është propozimi më i çuditshëm që është bërë deri tani. Një djalë e kishte shumë të vështirë që t’i propozonte të dashurës me fjalë, prandaj gjeti një mënyrë tjetër për t’i propozuar.

Ai krijoi një video-lojë dhe i kërkoi të dashurës që ta luajë. Secili nivel ishte inspiruar nga një moment në lidhjen e tyre.

‘Programuesi mediokër’ filmoi reagimin e të dashurës së tij pas propozimit dhe e ngarkoi në YouTube. Vajza patjetër që pranoi propozimin për martesë.