Vajza që teshtin 12 mijë herë në ditë (Video)

  • 06 October 2015 - 16:17
Vajza që teshtin 12 mijë herë në ditë (Video)

Një vajzë që teshtin të paktën 12 mijë herë brenda një dite i ka lënë pa fjalë mjekët. Katelyn Thornley, nga Texas (SHBA), është 12 vjeçe dhe thotë se është e lodhur nga kjo gjendje që ka nisur tri javë më parë.

“Më dhembin muskujt e barkut, këmbët i ndiej të dobëta dhe nuk kam oreks”, ankohet ajo.

Vajza thotë se teshtin 20 herë në minutë dhe nuk mund ta kontrollojë këtë veprim. E vetmja kohë kur mund të jetë e qetë është gjatë gjumit, pasi ka marrë antihistamina.

Vajza rrëfen se gjithçka nisi pas një leksioni klarinete muajin e kaluar. Ajo është vizituar nga disa doktorë, të cilët deri tani nuk kanë mundur të gjejnë shkakun e teshtimave.

Ata kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë virusi apo alergjie dhe mendojnë se gjithçka ka të bëjë me stresin. Por asnjë kurë nuk e ka lehtësuar sadopak gjendjen e 12-vjeçares.