Studenti i dehur refuzon të largohet nga kafeneja pa e marrë porosinë e tij (Video)

  • 07 October 2015 - 12:27
Studenti i dehur refuzon të largohet nga kafeneja pa e marrë porosinë e tij (Video)

Një student i dehur nga Universiteti i Connecticut u arrestua pasi refuzoi të braktiste kafenenë pa e marrë porosinë e tij – makarona me djathë.

Por jo vetëm makarona me djathë – ai kërkonte proshutë dhe makarona me djathë.

Luke Gatti, 19 vjeç, nga Bayville, Nju Jork, u filmua përderisa kamerieri i kërkonte atij që të largohej, për shkak që kishte hyrë në kafene me një kanaçe të hapur të birrës dhe i dehur, transmeton lajmi.net.

Ai më pas u arrestua dhe u ngarkua me prishje të qetësisë dhe u dënua me 1,500 dollarë. Ai pritet të paraqitet në gjykatë më 13 tetor.

Shikojeni momentin: