Çmenduri: Adoleshentja kërcën nga makina në lëvizje për të shpëtuar (Video)

  • 09 October 2015 - 11:26
Çmenduri: Adoleshentja kërcën nga makina në lëvizje për të shpëtuar (Video)

Një adoleshente nga SHBA-ja, e cila ishte rrëmbyer teksa po shkonte në shkollë përjetoi një moment të tmerrshëm.

Ajo u detyrua të kërcente nga makina në lëvizje për të shpëtuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Videoja tregon momentin e frikshëm kur ajo tenton të hidhet nga makina.

Tani policia ka nisur kërkimin për autoren e këtij krimi, një femër hispanike rreth 40 vjeç.

Autoritetet e kanë publikuar videon për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e saj.

(Kosova Sot)