Momenti tmerrues kur turistët i lëshon ura në Zelandë të Re (Video)

  • 09 October 2015 - 16:08
Momenti tmerrues kur turistët i lëshon ura në Zelandë të Re (Video)

Kjo padyshim që është videoja më e tmerrshme në botë, sidomos për ata të cilët u frikësohen lartësive kur është fjala për të kaluar ndonjë urë.

Një grup i turistëve francezë vendosën që të kalojnë mbi një urë në Zelandë të Re, por duke vendosur pak më shumë peshë në të se që duhej.

Videoja shfaqë momentin kur turistët i lëshon ura dhe ata bien në liqenin Waikaremoana që ishte nën urë.

Pasi ranë nga ura, që ishte nga një lartësi prej 30 metrave, turistët për fat të mirë nuk u lënduan dhe u ngritën përsëri në këmbë për ta vazhduar ecjen e tyre.