“Ushtria” e delfinëve mahnit turistët (Video)

  • 09 October 2015 - 18:27
“Ushtria” e delfinëve mahnit turistët (Video)

Një grup turistësh kanë mbetur të mahnitur nga një numër shumë i madh delfinësh, që janë shfaqur krejt papritur ndërsa lundronin në brigjet e Kosta Rikës.

Tufa e madhe e delfinëve është filmuar teksa kalonin në të dy anët e varkës, duke garuar me njëri-tjetrin e duke u hedhur në ajër.

Videoja është filmuar nga Orlando Marin, i cili e ka postuar më pas në “Facebook”. Ekspertët thonë se një grumbullim i tillë mund të jetë për shkak të ushqimit të bollshëm në zonë.