Roboti që lan, than, palos dhe sistemon rrobat për ju (Video)

  • 10 October 2015 - 13:19
Roboti që lan, than, palos dhe sistemon rrobat për ju (Video)

Të gjithë e dimë se nuk është e largët dita kur robotët do bëjnë punët e shtëpisë për ne.

Japonezët janë gjithmonë në pararojë dhe ja ku vjen roboti Laundroid, që jo vetëm lan, por edhe than, palos dhe fut në dollap rrobat tuaja.

Roboti është prodhuar nga Panasonic në bashkëpunim me Seven Dreamers dhe Daiwa dhe është prezantuar në një panair në Tokio.