Shikoni se si kinezët e ndërtojnë urën gjigante për vetëm 43 orë (Video)

  • 25 November 2015 - 12:06
Shikoni se si kinezët e ndërtojnë urën gjigante për vetëm 43 orë (Video)

Ura Sanyuan e Kinës siç duket rikuperohet shumë shpejtë.

Pas 30 viteve që nga konstruktimi i tij saj i parë në vitin  1984, ura kishte filluar të dobësohet vetëm këtë vit – mjaftueshëm që qeveria e Bejing të urdhëroj që të ri-ndërtohet.

Një video e lansuar së fundmi tregon se si ndodhë rikonstruktimi i saj i shpejtë i cili zgjatë 43 orë.

Në fakt, plani kishte qenë që gjithçka të përfundonte brenda 24 orëve por punëtorët kishin zbuluar se dëmi ishte më i madh se që e kishin menduar ata.

24 orët e para ishin shpenzuar duke e shkatërruar urën, ndërsa 19 orët tjera ishin shfrytëzuar për ta vënë urën e re në vendin e saj.

Zakonisht merr me muaj të tërë, ose edhe vite, për ta shkatërruar një urë ekzistuese dhe për ta ri-ndërtuar atë.

Por ura Sanyuan e kishte fatin që të rindërtohet me metodën e re të Beijing-ut e cila është metoda e zëvendësimit.

Kjo metodë është që ta instalosh të gjithë urën si një pjesë të vetme, e jo si zakonisht ta ndërtosh atë pjesë-pjesë.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju videon e cila shfaq se si kishte ndodhur i tërë ky rindërtim.