3600 nxënës të një shkolle të mesme vallëzojnë me hitet botërore (Video)

  • 25 November 2015 - 23:01
3600 nxënës të një shkolle të mesme vallëzojnë me hitet botërore (Video)

Në shkollën e mesme në Oklahoma, 3600 nxënës janë bërë bashkë për një koreografi të mrekullueshme me hitet botërore.

Këngët si ‘We can’t stop’, ‘Fight song’ e ‘Shut up and dance’ kanë bashkuar 3 mijë e 600 nxënës të shkollës së mesme ‘Broken Arrow’ në Oklahoma në një vallëzim epik.

Por, çfarë ka dalë më bukur është performanca e këngës “We’re all in this together” nga filmi High School Musical, refrenin e së cilës e kanë kënduar njëzëri të gjithë nxënësit e mbledhur në sallën e sportit, transmeton lajmi.net.

Shikoni videon më poshtë për të parë organizimin e madh.