Miu ecë mbi celularin e të riut dhe kapë një ‘selfie’ (Video)

  • 27 November 2015 - 23:28
Miu ecë mbi celularin e të riut dhe kapë një ‘selfie’ (Video)

Një i ri ishte duke fjetur në një tunel metroje, kur një mi vendosi të bëjë selfie me celularin e tij.

Fotografia sigurisht nuk është ‘kapja më e mirë’, por është mjaft mbresëlënëse se si arriti miu ta bëjë këtë.

Një kalimtar e kishte incizuar momentin kur miu kishte hipur mbi celularin e personit që po flinte, dhe në video shihet miu i cili vërehet nga burri që po flinte dhe sapo zgjohet ‘tronditet’ dhe e gjuan atë nga celulari.

Pas këtij incidenti, Richards që e incizoi, i bashkoi videon dhe fotografinë që miu e kishte bërë në celularë dhe e ngarkoi atë në YouTube.