Ja ku është fshehur lepuri (Video)

  • 29 November 2015 - 20:25
Ja ku është fshehur lepuri (Video)

Motori i një makine është bërë dhe vendi i fshehjes së një lepuri ngjyrë kafe. Prania e tij është konstatuar në momentin që po i bëhej një kontroll automjetit.

Për fat të mirë, lepuri kishte mbetur gjallë, megjithëse kishte qëndruar tek motori për orë të tëra derisa ai punonte dhe lironte nxehtësi.

Është nevojitur një intervenim i thjesht dhe lepuri ka arritur të dal vetë nga "strofulla", pa u prishur ndonjë pjesë e veturës.

Përmes videos e cila është shpërndarë në internet nga një mekanik, për të ngritur vetëdijen, se sa shumë kafshë të vogla si: lepuj, brejtës të tjerë dhe mace, mund të hynë nëpër vetura për tu fshehur.