Çfarë ndodhë në Vegas, nuk mbetet në Vegas për këtë burrin (Video)

  • 01 December 2015 - 11:49
Çfarë ndodhë në Vegas, nuk mbetet në Vegas për këtë burrin (Video)

Irlandezi Joseph Griffin kishte planifikuar që ta xhirojë të gjithë udhëtimin e tij për në Vegas me një kamerë GoPro të cilën ia kishte huazuar djali tij.

Por, problemi është që ai gjatë gjithë kohës e ka mbajtur kamerën në mënyrë të gabuar.

Duke menduar se është duke xhiruar çfarë gjendet para tij, ai në fakt tërë udhëtimin ka xhiruar çfarë gjendet prapa tij.

Djali i tij, Evan Griffin, ka shkruar në facebook: “Unë ja kam jap babait tim kamerën GoPro që ta xhirojë udhëtimin e tij në Las Vegas, por nuk e kam mësuar si ta përdorë atë, prandaj babai im që është fshatar, nuk ka ditur se nga ta drejtojë atë gjënë e mallkuar”.

Sidoqoftë, shikojeni videon e plotë qesharake e cila është duke bërë bujë nëpër media dhe rrjete sociale.

This Dad Accidentally Held His GoPro The Wrong Way His Whole VacationAnd of course his son didn't let his dad live it down and shared it with Facebook for all to see.