Gëzimi i 101-vjeçares që luan në dëborë (Video)

  • 01 December 2015 - 22:18
Gëzimi i 101-vjeçares që luan në dëborë (Video)

“Nëse gjeni lumturi të pastër në gjëra të thjeshta, atëherë mund të jetoni 100 vjet”, shkruan Armand Foisy në profilin e tij në Facebook.

Ai jeton në Lillooet me bashkëshorten dhe nënën e tij, Albinën, e cila më 6 tetor mbushi plot 101 vjeçe. Ai thotë se deri një vit më parë nëna e tij jetonte vetëm, por edhe sot që jetojnë bashkë ajo kujdeset për veten e saj. 

“Kur mbush 101 vjeç, ritmi ngadalësohet, por jo mendja”, thotë Armandi. Videoja e tij është bërë virale dhe është parë më shumë se 110 mijë herë brenda 6 ditësh.

Në Lillooet po binte shi, por Armand dhe bashkëshortja e tij nuk mund të shihnin nëse ishte duke rënë dëborë në disa zona, dhe kështu vendosën të kontollonin. Ai ndaloi makinën për të parë nëse kishte trafik. Por para se kjo të ndodhet e ëma doli nga makina për të parë dëborën. “Kur keni një nënë 101 vjeç është ide e mirë të mbani gjithnjë kamerën me vete për të fiksuar momentet e veçanta”, thotë Armandi në video.

Albina bën disa hapa e më pas merr pak dëborë të bëjë një top dëbore. Nuk mund ti rezistosh dot gëzimit të saj. “Është shumë mirë të luash në dëborë”, thotë ajo.