'Djemtë me muskuj', a guxoni t'i ngacmoni? (Foto/Video)
Shumica e djemve të rinj luajnë me videolojëra të ndryshme, por dy djem nga Rumnia e kalojnë kohën e lirë me aktivitete shumë ndryshe, në formësimin e muskujve.
Dy vëllezërit romunë ndjekin rutinën e trajnimit, në mënyrë që të formësojnë muskujt edhe më shumë dhe të hedhin poshtë kritikat ndaj babait të tij, se po u shkatërron shëndetin fëmijëve të tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Djali më i madh, Giuliano Stroe, që tani është 10 vjeçar, u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi u shfaq në një shfaqje televizive duke bërë ngritjen e peshave, që është e vështirë edhe për një të rritur.
Në atë kohë ai ishte vetëm pesë vjeç.
Babai i tyre publikon fotografi dhe video të trajnimeve të tyre, duke grumbulluar ndjekës në rrjete sociale për Giulianon dhe vëllain e tij 8 vjeçar, Claudio, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Guiliano, i cili quhet ‘Herculesi i vogël’ ka thyer dy rekorde botërore për ngritjen e peshave.
Më poshtë mund t’i shihni videot nga ushtrimet që bëjnë këta dy djem.
(Kosova Sot)