Momenti kur nxjerrin nga varri një person të gjallë (Video)

  • 08 February 2016 - 14:18
Momenti kur nxjerrin nga varri një person të gjallë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë zbulohet i gjallë brenda një varri.

Pasi ishte sulmuar, agresorët e kishin futur në varr, duke e lënë që të vdiste.

Ngjarja u shënua në një qytet të Brazilit.

Sipas mediave, familja ishte duke vizituar varrezën, kur vunë re se varri kishte lëvizur.

Fillimisht u mendua se mos ishte vandalizëm.

Zjarrfikëset e nxorrën nga varri dhe ai u dërgua në spital, ku gjendet në gjendje stabël.

Policia ka nisur hetimet për tentativë vrasje.

(Kosova Sot)