Kali refuzon ta mbajë njeriun e shëndoshë (Video)

  • 08 February 2016 - 17:39
Kali refuzon ta mbajë njeriun e shëndoshë (Video)

Askush nuk dëshiron që të ketë forma trupore jashtë normales dhe kur kali e refuzon peshën tuaj, kjo është sigurisht një gjë negative.

Një burrë u kap nga kamera duke e përjetuar këtë ofendim, kur u përpoq të hipte mbi kalë nga pjesa e pasme e një kamioni, në Arabinë Saudite.

I veshur me rroba tradicionale burri i shëndoshë u hodh me vetëbesim mbi kalin, por ai u ul poshtë duke mos mundur ta përballojë peshën e tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Duke qenë kështu ai tërhiqet prapa në kamion, ndërsa kali vazhdon përpara.

(Kosova Sot)