Gomari “adopton” qenin e sëmurë (Video)

  • 13 February 2016 - 11:50
Gomari “adopton” qenin e sëmurë (Video)

Një histori e jashtëzakonshme e miqve me katër këmbë. Dashuria dhe dhembshuria siç duket nuk janë karakteristika vetëm të qenieve njerëzore.

Në këtë video ju do të mahniteni dhe do të habiteni njëkohësisht, sesi dy kafshë të llojëve të ndryshme kanë krijuar një miqësi të jashtëzakonshme mes tyre.

Kolima është një qen i cili fatkeqësisht ka një çrregullim neurologjik që e pengon të lëvizë lirisht. Pjesën më të madhe të kohës Kolima qëndron i shtrirë për shkak të sëmundjes, ka thënë pronari i tij, Felice Caputo.

Gomari Paul nga ana tjetër ka vendosur ta pranojë qenin duke e ndihmuar atë sa më shumë që të jetë e mundur për të luajtur.

(Kosova Sot)