Barack Obama lexon poemë dashurie gruas së tij në një emision (Video)

  • 14 February 2016 - 12:22
Barack Obama lexon poemë dashurie gruas së tij në një emision (Video)
Barack Obama ka lexuar një poemë sa qesharake aq të përzemërt për gruan e tij, Michelle.

Barack Obama ka recituar një poemë dashurie gjatë një emisioni në SHBA për gruan e tij, Michelle.

Presidenti qëndroi në skenë ku në prapavijë kishte një perde të kuqe, në një ambient të rrethuar me lule, transmeton lajmi.net

Ai tha me shaka “Dikush e quan situatë dhome sepse gjërat po bëhen të nxehta”

“Unë jam këtu për të trajtuar ty mirë, do të të pregadis bukë dhe kungull të njomë”

“Gjithashtu, do të të mbush një pjatë me perime ashtu siq të pëlqen ty”

Megjithë humorin që kishte në atë letër, ai në fund u shpreh:

“Michelle, unë kam marrur vendime të rëndësishme si president, megjithatë vendimi im më i rëndësishëm është që të zgjodha ty”

“Jam i lumtur të të kem pranë dhe të më thuash të dua” përfundon presidenti.


(Kosova Sot)