Shakaja më e keqe që mund t’i bëhet partneres në ditën e përvjetorit të lidhjes? (Video)

  • 30 April 2016 - 12:06
Shakaja më e keqe që mund t’i bëhet partneres në ditën e përvjetorit të lidhjes? (Video)

Një djalosh kishte zgjedhur metodën më të keqe të mundshme, për t’u tallur paksa me të dashurën e tij në ditën e përvjetorit të lidhjes së tyre.

Josh Paler Lin, kishte planifikuar të befasoj të dashurën e tij franceze në ditën e tyre më të veçantë

Por në vend se t’i thoshte ndonjë fjalë të ëmbël, ai kishte vendosur të tallet me të që ndoshta në fund të rrëfimit të tyre ngjarja ka mundur të shkoj keq.

Në një video të publikuar në internet, shfaqet momenti kur Paler Lin ndez kamerën e kompjuterit derisa po qëndronte në një apartament dhe fillon të bisedoj me të dashurën e tij.

Por papritmas prapa kokës së tij shfaqet një femër e bukur duke ecur me rroba banjo, dhe natyrisht se kjo nuk i shpëtoi syrit të dashurës së tij, e cila menjëherë reagon duke e pyetur se kush është ajo.

Dhe për ta tensionuar situatën edhe më shumë, ai e ndërprenë lidhjen e bisedës në Skype, dhe ajo menjëherë kapë telefonin për të kërkuar sqarim rreth vajzës që shfaqet prapa kokës së tij.

Por në fund ai vendos të mos i përgjigjet në telefon, duke vrapuar drejt apartamentit ku jetojnë duke e befasuar me një buqetë lule.

(Kosova Sot)