Delfini “fluturon” në barkën e turistëve (Video)

  • 01 May 2016 - 16:22
Delfini “fluturon” në barkën e turistëve (Video)

Turistët që po lundronin në brigjet e Meksikës në ShBA, kanë përjetuar më shumë se që kanë kërkuar.

Derisa po i shikonin delfinët, që hidheshin mbi sipërfaqen e ujit, njëri prej tyre u ka rënë në barkë

Fillimisht ata janë frikësuar nga ky gjitar që u hyri në kuvertën e vogël, por më pas i janë afruar që ta ndihmojnë.

Shkaku i lëkurës së rrëshqitshme, është dashur që kafshën e detit ta mbështjellin me peshqir, që të mos iu bie nga duart.

Pas intervenimit të udhëheqësve të grupit dhe turistëve, delfinin e kanë larguar nga barka dhe e kanë hedhur në ujë të palënduar.

(Kosova Sot)