Vlonjati i dhuron nënës tanga, reagimi i saj të shkrin së qeshuri (Video)

  • 02 May 2016 - 12:34
 Vlonjati i dhuron nënës tanga, reagimi i saj të shkrin së qeshuri (Video)

Për të gjithë ju meshkujt që nuk i bëni dhurata mamit, këtu kemi një ide speciale. Viktori i ka dhuruar asaj një palë tanga. Mamaja duket e moshuar rreth 70 vjeç por nuk ka reaguar edhe aq keq.

“Shiko çfarë surprize të ka sjellë vëllai,” i thotë ai. Kur nëna shikon se ç’ka brenda fillon të qeshë dhe nuk e pranon dhuratën. “Po ik ore shejtan ik”, flet ajo në nerva e sipër.

Videon mos e merrni seriozisht pasi është e gjitha shaka. Viktori e do shumë mamanë e tij dhe në Facebook ka me shumicë foto të postuara me të. “Perëndia ime” e quan ai personin që i ka bërë kokën.

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Viktor Tahiraj është edhe këngëtar. Ai ka marrë pjesë në “Festivalin e RTSH-së” në vitin 1990 dhe ka bashkëpunuar me Aleksandër Gjokën dhe Manjola Nallbanin në 1992.

(Kosova Sot)