Nxirret në breg dhe lirohet një ‘peshk-sharrë’ gjigant (Video)

  • 02 May 2016 - 12:39
Nxirret në breg dhe lirohet një ‘peshk-sharrë’ gjigant (Video)

Pushuesit e një plazhe në Floridë të Shteteve të Bashkuara kanë pasur rastin e rrallë të shohin një peshk që jeton në thellësi.

Ata e kanë parë nga afër gjallesën e ujit, të quajtur si peshk-sharrë, shkaku i pjesës së përparme të fytyrës.

Peshkatarët e kanë nxjerrë krijesën nga uji, që ta shohin vizitorët, dhe më pas e kanë kthyer sërish, megjithëse me pak vështirësi.

Në zgjatimin e fytyrës së këtij peshku, gjenden dhëmbë të vegjël, me të cilët ndihmohet që të kapë dhe shqyej prenë, transmeton Telegrafi.

Sikur të kafshonte ndonjërin nga peshkatarët, ky ‘sharrëxhi’ mund të ju shkaktonte lëndime të konsiderueshme.

(Kosova Sot)