Sërish tmerr në Tiranë, shihni çfarë bën pitbulli(Video)

  • 03 May 2016 - 11:25
 Sërish tmerr në Tiranë, shihni çfarë bën pitbulli(Video)

PAMJE SHQETESUESE

Tashmë kur numri i qenve të rrezikshëm në rrugët e Shqipërisë është shtuar ndjeshëm, duhet të vijë një ndërgjegjësim për rrezikun e tyre.

Një rast i tillë është raportuar pranë JOQ, ku një qen Pitbull ka kafshuar një qen rruge, duke mos e lëshuar atë.

Menjëherë disa djem të pranishëm aty, kanë ndërhyrë për t’i ndarë ata, por ka qenë pothuajse e pamundur.

Përleshja mes qenve vazhdon, ndërsa djemtë mundohen t’i ndajnë duke i lagur me ujë, metodë kjo që nuk funksionon.

Ndarja e pitbullit nga qeni ka qenë shumë e vështirë, siç duket edhe në video, por fatmirësisht nuk përfundoi më keq.

Ndiqni videon e mëposhtme dhe nëse keni një qen, bëni kujdes që raste të tilla të mos përsëriten pasi pasojat mund të jenë fatale.

(Kosova Sot)