Momenti kur matadori hidhet në ajër nga demi (Video,18+)

  • 03 May 2016 - 22:36
Momenti kur matadori hidhet në ajër nga demi (Video,18+)

Në Lerdo të Meksikës, një matador është qëlluar nga demi dhe ka rënë me kokë.

Rodolfo Rodrigues i njohur edhe si ‘El Pana’, ndodhet në kujdes intensiv por jashtë rrezikut për jetë shkaku i përplasjes.

Në videon e publikuar shfaqet matadori i famshëm që qëndron para kafshës, derisa goditet dhe hidhet lart.

Nuk është hera e parë që 67-vjeçari po qëllohet nga demi. Në karrierën 36-vjeçare si matador, ai është goditur shpesh dhe ka mbetur pa ndjenja, por është shëruar sërish dhe i është kthyer sportit të preferuar.

“El Pana do të shërohet dhe sërish do të përballet me dema”, ka thënë për medie një entuziast dhe fans i tij. 

(Kosova Sot)